Bayern Munich-Manchester United, fakt interesant për ndeshjen e vitit 2001

Bayern Munich-Manchester United, fakt interesant për ndeshjen e vitit 2001

Në vitin 2001, në fazën e dytë të grupeve në Ligën e Kampionëve, ishte zhvilluar ndeshja mes Bayern Munich dhe Manchester United, takim ky që përfundoi me barazim 1:1.

Ndeshja ishte zhvilluar në stadiumin “Olympiastadion-Munich” ku golashënues ishin Van Nistelrooy në minutën e 74’ për “Djajtë e Kuq” dhe Paulo Sergio në minutën e 87’ për Bayernin, përcjell KosovaPress.


E fakt interesant në atë ndeshje ishte që një tifoz i skuadrës angleze kishte hyrë ilegalisht në fushë në po të njëjtë fanellë që Manchester United luante, dhe pa e vërejtur askush ai hyri në mesin e lojtarëve për të bërë foton ekipore.

Për një kohë të gjatë, tifozin nuk e kishte vërejtur askush që ka hyrë në fushë, pasi që ai dukej identik si lojtarët e tjerë të “Djajve të Kuq”.

Foton e gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video

error: