Bayer Leverkuseni me një këmbë në finale, pa fitues mes Marseille dhe Atalantas
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Kanë përfunduar që të dy ndeshjet e sotme gjysmëfinale të Ligës së Evropës, ku kemi rezultate tejet interesante, ndërsa Bayer Leverkuseni është me një këmbë në finale të kësaj gare.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në “Stadio Olimpico”, Bayer Leverkuseni e ka mposhtur Romën 2:0 si mysafir, raporton KosovaPress.

Fitoren skuadrës së Xabi Alonsons ia siguruan golat nga Florian Wirtz (minuta e 28’) dhe Robin Andrich (minuta e 73’).

Ndërkaq, krahas kësaj përballje u zhvillua edhe ndeshja mes Marseille e Atalantas, e cila përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 1:1.

Te vendasit golashënues ishte Chancel Mbemba (minuta e 20’), ndërsa te Atalanta gol shënoi Gianluca Scamacca në minutën e 11’ të ndeshjes.

Rezultatet finale:

Marseille 1:1 Atalanta

Roma 0:2 Bayer Leverkusen

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
366
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024