Baxhaku: Integrimi i grave në Policinë e Kosovës dhe FSK-së i ultë

Baxhaku: Integrimi i grave në Policinë e Kosovës dhe FSK-së i ultë

Rrjeti Mesdhetar i Grave Ndërmjetësuese (Mediterranean Women Mediation Network)  Antena në Kosovë së bashku me organizatën She Solutions kanë organizuar konferencën me temën “Gratë në sektorin e sigurisë: ndërmjet sfidave dhe mundësive”.

Drejtoresha, Antigona Baxhaku ka theksuar se integrimi i grave në Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës mbetet i ultë.

“Integrimi i grave në polici është i ultë. Gjendje e njëjtë edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Kjo është konferenca e parë qe organizon She Solutions, ne lobojmë për barazi gjinore. Ne dëshirojmë të krijojmë mekanizma për fuqizim të gruas”, tha ajo.


Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci theksoi se gratë janë arkitekte të historisë dhe jetësuese të vlerave demokratike në Kosovë.

“Në institucionet publike të sigurisë, statistikat tregojnë që pjesëmarrja është e ultë. Edhe në i ultë në pozita vendimmarrëse. Në PK janë vetëm 50,9 për qind. Në Forcën e Sigurisë së Kosovës , 20,04 për qind në Forcën e Sigurisë së Kosovë dhe 13 për qind në Shërbimin Korrektues të Kosovës”, tha ajo.

Kjo konferencë  mbështetet nga Rrjeti Mesdhetar i Grave Ndërmjetësuese i financuar dhe promovuar nga Ministria e Jashtme Italiane dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar i Italisë.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonella De Riu tha se Italia ka për qëllim për të mbështetur shoqërinë civile me qëllim të përmirësimit të gjendjes së grave në Kosovë.

Lexo edhe

Video