Batatina zgjidhet “Trajneri i vitit 2021” në Podujevë

Batatina zgjidhet “Trajneri i vitit 2021” në Podujevë

Trajneri i skuadrës së Llapit Tahir Batatina është zgjedhur “Trajneri i vitit 2021” në Komunën e Podujevës.

Këtë çmim e ndau Kuvendi Komunal i Podujevës së bashku me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, përcjell KosovaPress.


Po ashtu, në këtë ceremoni të ndarjes së çmimeve u zgjedh edhe “Sportisti i vitit 2021”, ku u zgjedh sulmuesi i krahut të majtë të Llapit Valmir Veliu.

Me këtë rast ka reaguar edhe vetë trajneri Tahir Batatina, i cili falënderoi Kuvendin Komunal të Podujevës dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, për çmimet në fjalë.

Postimin e Batatinës e gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video