Batatina takon ministrin Veliu, tregon se çfarë diskutuan

Batatina takon ministrin Veliu, tregon se çfarë diskutuan

Drejtori ekzekutiv i KF Llapi Tahir Batatina sot është takuar me Ministrin e punëve të brendshme të Kosovës Agim Veliu, raporton KosovaPress.

Në takimin mes tyre është diskutuar në lidhje me çështjet në nivel të përgjithshëm në të mirë të qytetarëve dhe rinisë.

Në njoftimin e lëshuar në “Facebook”, Batatina ka thënë se Veliu ka shprehur gatishmëri për siguri të gjithë sportistëve dhe qytetarëve të Kosovës.

“Sot isha i nderuar që së bashku me ministrin e punëve të brendshme, z. Agim Veliu, diskutuam për shumë çështje në nivel të përgjithshëm në të mirë të qytetarëve dhe rinisë tonë.


Duke e ditur se udhëheqi një pjesë të rëndësishme të aktivitetit sportiv, të futbollit, diskutuam që sa më shumë të organizohemi që klubet dhe skuadrat tona të na përfaqësojnë denjesësht në garat e Evropës.

Ministri Agim Veliu u nda i kënaqur me punën që është duke bërë Kryesia e K.F. Llapit duke ngritur dhe avancuar futbollin llapjan, duke krijuar kushte moderne të infrastrukturës, njoftova ministrin për punimet në stadiumin e qytetit ‘Zahir Pajaziti’, për organizimin e skuadrës që t’i arrijmë objektivat e klubit dhe qytetetit.

Ministri shprehi përkrahjen e tij për të na ofruar siguri të gjithë sportistëve dhe qytetarëve të Kosovës që të jemi shembull i mirë për shtetet e Evropës.

Në fund të vizitës, Ministri më uroj suksese këtë kampionat me K.F. Llapin dhe avancimin e futbollit llapjan”, thuhet në njoftimin e Batatinas.

Lexo edhe

Video