Batatina synon ta rrëzojë edhe Gjilanin nga pozita e liderit: Ata e dinë se kush jemi, por së pari e kemi Drenicën

Batatina synon ta rrëzojë edhe Gjilanin nga pozita e liderit: Ata e dinë se kush jemi, por së pari e kemi Drenicën

Llapi ka arkëtuar tri pikë shumë të rëndësishme në kuadër të xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës duke fituar me përmbysje ndaj Ballkanit që deri në këtë ndeshje e kryesonte renditjen tabelare.

Me këtë fitore, Llapi është ngjitur në vendin e katërt në tabelë me 21 pikë dhe rrjedhimisht edhe është futur në garë për titull të kampionit, gjë të cilën trajneri Tahir Batatina e kishte theksuar gjithmonë edhe pse starti i sezonit ishte i dobët.


Tani, Llapi ka në vazhdim ta kampionatit dy sfida shumë të rëndësishme, atë ndaj Drenicës në mesjavë dhe pastaj ballafaqohet si vendas me liderin aktual Gjilanin në fundjavë dhe për këto dy sfida, Batatina ka thënë se do ta japin maksimumin për fitore duke shtuar se rivalët tashmë e dinë se kush është Llapi.

“Ne do të shkojmë së pari të luajmë kundër Drenicës sepse duhet të shikojmë ndeshje pas ndeshje. Drenica është një skuadër shumë e fortë dhe e organizuar që janë duke luftuar për titull, andaj duhet të jemi të kujdesshëm. Sa i përket Gjilanit, unë mund të them se tashmë ata e dinë se kush është Llapi dhe janë të vetëdijshëm që duhet të na respektojnë. Llapi është skuadër shumë e motivuar dhe po e përsëris se po të ishim në stadiumin tonë që nga fillimi i sezonit, Llapi do ta thoshte fjalën e fundit në këtë kampionat.”, tha Batatina për KosovaPress.

Llapi është në vendin e katërt në tabelë me 21 pikë pas 14 ndeshjeve të zhvilluara.

Lexo edhe

Video