Batatina publikon formacionin zyrtar ndaj Gjilanit

Batatina publikon formacionin zyrtar ndaj Gjilanit

Sot me fillim nga ora 15:00 stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë do të jetë nikoqir i derbit mes Llapit dhe Gjilanit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e gjashtë të Superligës së Kosovës.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Llapi e mposhti Feronikelin 3:0, kurse Gjilani fitoi 1:0 ndaj Malishevës, raporton KosovaPress.

Momentalisht, Llapi e kryeson tabelën me 10 pikë të arkëtuara, aq sa ka edhe Ballkani në vendin e dytë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.


Në anën tjetër, Gjilani pas katër ndeshjeve ka bilanc prej një fitoreje, një barazimi dhe dy humbjeve, duke arkëtuar katër pikë në vendin e shtatë.

Ndeshja e fundit mes Llapit dhe Gjilanit daton në muajin maj të këtij viti, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues, e barabartë 2:2.

Sa i përket ndeshjes së sotme, trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka publikuar formacionin startues, dhe atë e gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video