Batatina paralajmëron rivalët: Koha e hakmarrjes, do t’ju godasim aty ku se prisni

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina pranon se përtej deklarimeve të tij në fillim të sezonit se ekipi që drejton do të luftojë për titull të kampionit, ishte i vetëdijshëm që nuk e kishte skuadrën në nivelin e tillë që t’i arrinte ato objektiva.

Batatina, në një intervistë për KosovaPress thotë se ato deklarata në fillim të sezonit i kishte bërë për t’i motivuar lojtarët, sepse siç thotë ai, kjo është detyrë e çdo trajneri.

Por, përtej sezonit që tashmë ka përfunduar, Batatina shprehet se tashmë po mendon për sezonin e ri dhe ka një objektiv të qartë, kualifikimi në garat evropiane.

Derisa konfirmon se 90 për qind e skuadrës aktuale nuk do të ndryshojë, trajneri i Llapit paralajmëron se do të afrohen edhe pesë përforcime të reja.


Batatina paralajmëron rivalët se Llapi do t’i godasë ata duke ua marrë disa nga lojtarët më të rëndësishëm, sepse, siç thotë, një gjë të tillë ata ia bën Llapit vitin e kaluar dhe tani është koha e hakmarrjes.

Batatina zbulon për KosovaPress se është duke u krijuar skuadra e 21-vjeçarëve të Llapit, gjë të cilën ua rekomandon edhe klubeve të tjera sepse kjo, sipas tij, pas një periudhe të shkurtër do t’i ulte shpenzimet deri në 50 për qind.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Ndryshe, Llapi pati njërin nga sezonet më të dobëta viteve të fundit duke u renditur në pozitën e shtatë në tabelë me vetëm 43 pikë të grumbulluara./A.Bytyçi

Lexo edhe

Video