Batatina: Nuk më besuat kur fola për “Llapin Evropian”, sot shtete evropiane po luajnë në “Zahir Pajaziti”

Batatina: Nuk më besuat kur fola për “Llapin Evropian”, sot shtete evropiane po luajnë në “Zahir Pajaziti”

Trajneri i Llapit Tahir Batatina është shprehur shumë i lumtur që në stadiumin “Zahir Pajaziti” sot po zhvillohen ndeshjet të nivelit ndërkombëtar.


Ai ka thënë se për këtë arritje është derdhur djers dhe mund i madh nga pronarët e klubit, ndërsa ka shtuar se të tjetrët nuk kishin besuar në realizimin e këtij projekti.

“Pas shumë viteve sakrificë, mund, djersë dhe shumë investimeve të vazhdueshme duke mos u dorëzuar as edhe një herë të vetme por duke kërkuar suksesin dhe rregullimin e infrastrukturës sportive në Stadiumin “Zahir Pajaziti” dhe duke ëndërruar që një ditë do të bëhet Llapi Evropian. Shumë njerëz qeshën dhe shumë tjerë e morën qesharake deklaratën time në vitin 2014 për Llapin Evropian dhe tashmë ky është realiteti ynë llapjanë të dashur ku pas këmbëngulësisë sime, Kryetarit të klubit, Beqir Batatina dhe dy vëllezërve tjerë: Bejtush dhe Amrush Batatina si dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me Komunën e Podujevës, Ministrinë e Sportit dhe Federatën e Futbollit kemi arritur në këtë nivel. Shumë klube kanë filluar të rregullojnë stadiume në atë kohë, por këmbëngulësia e kryesisë që edhe mjetet e planifikuara për skuadër të investohen në stadium e që sot ndihem i lumtur që Kombëtaret nga shtetet e Evropës po ndihen komod në Arenën ”Zahir Pajaziti”, .”, ka shkruar Batatina në “Facebook”.

Lexo edhe

Video