Batatina: Ministri Çeku do na kërkosh takim, por do të jetë vonë
Sport
Lexohet për: 3 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Tash e disa ditë është bërë e ditur se përfaqësuesit e klubeve të Superligës së Kosovës kanë kërkuar një takim të përbashkët me ministrin e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku.

Ky takim ka për qëllim diskutimi çështjen e licencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), e cila ende nuk është licencuar nga MKRS, raporton KosovaPress.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina dje për KosovaPress e konfirmoi se klubet janë duke e shqyrtuar mundësinë e mos-vazhdimit të garave, nëse FFK nuk licencohet deri më datën 31 mars.

Ndërkaq, Batatina ka reaguar sot në “Facebook” duke e akuzuar ministrin Çeku se nuk po i kthen email-at zyrtarë që i ka dërguar, gjë e cila po paraqet shqetësim sepse nuk po respektohen donatorët dhe pronarët e klubeve.

“Nuk po e kuptoj Ministrin z. Çeku, a është duke e ditur se është Ministër i Sportit por edhe i futbollit ku dy emaila zyrtare ia kemi dërguar por nuk na është përgjigjur, prandaj kjo është shqetësuese sepse nuk po respektohen donatorët dhe njerëzit që i mbajnë klubet”, shkroi Batatina në “Facebook”.

Më tej, Batatina tha se Çeku po e ngatërron licencimin e FFK-së me sponsorizimin, gjë kjo e cila ka bërë që klubet të mbeten në mëshirën e fatit.

“Brenda Ministrisë bëni shkresa të brendshme dhe ngatërroni licensimin me sponsorizimin dhe kjo ka bërë që klubet të mbetën në mëshirë të fatit e këtë Ligj, Qeveritë e kalura e kanë miratuar në kuvend ku ju e mohoni një gjë të tillë dhe bëheni sikurse asgjë nuk dini por i dini të gjitha sepse je Ministër dhe Zoti i shtëpisë”, shkroi Batatina.

Çeku ende nuk i është përgjigjur kërkesës për takim me pronarët e klubeve të Superligës, dhe Batatina tha se një ditë ministri do të kërkoj takim, por do të jetë vonë.

“Nuk duhet të kërkojmë takim me Ministrin e Bujqësisë sepse nuk është i fushës tonë por me ju Ministër mos ke frikë sepse takimi ynë me ty nuk do ishte problem por nëse mendon se je nivel i lartë duhet të kuptosh se ky popull të ka vendosur aty dhe ky popull të largon nga aty.

Do na kërkosh në takim por mundemi me qenë duke menduar si t'ua sigurojmë pagat lojtarëve dhe stafit e pastaj nuk do kemi kohë të takohemi ne me ty dhe do të jetë vonë”, shkroi më tej Batatina.

Postimin e plotë të Batatinës në “Facebook” e gjeni më poshtë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024