Batatina i quan “luanë” lojtarët e tij pas fitores ndaj Malishevës

Batatina i quan “luanë” lojtarët e tij pas fitores ndaj Malishevës

Llapi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në Superligës e Kosovës duke bërë përmbysje spektakolare të rezultatit ndaj Malishevës.

Skuadra nga Podujeva ishte duke humbur 2-0, por në fund triumfoi me rezultat 3-2, raporton KosovaPress.


Kjo ka bërë që trajneri i Llapit Tahir Batatina t’i quaj lojtarët e tij “Luana” të cilët nuk dorëzohen kurrë.

“FORCA LUANA. Dorëzimi nuk ka ekzistuar nga fëmijëria tek zemra ime por edhe tash dorëzimi nuk ekziston në shpirtin tuaj. Beteja luftohet ndërsa lufta fitohet. Nuk ka hapa prapa por vetëm përpara sepse nuk ka rrugë tjetër e ky është misioni ynë. Urime LUANA, Legjenda, Llap dhe Gollak, fitorja e radhës. Frymën e fundit për fitoreeeeee.”, ka shkruar Batatina në “Facebook”.

Llapi është lider i Superligës me 16 pikë.

Lexo edhe

Video