Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Batatina del me tri propozime për Superligën dhe Kupën e Kosovës

Batatina del me tri propozime për Superligën dhe Kupën e Kosovës

Trajneri i Klubit të futbollit Llapi nga Podujeva, Tahir Batatina ka bërë tri propozime në Kuvendin e Rregullt të Punës së Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ai ka kërkuar nga delegatët e pranishëm në kuvend që të votojnë pro këtyre tri ndryshimeve në garat kampionale dhe Kupën e Kosovës:

– Të gjitha klubet ta jenë të detyruar që në ndeshje të jetë i inkuadruar së paku një lojtar nën 20-vjeç.


-Të gjitha ndeshjet të luhen me të njëjtin top dhe jo ai të jetë i ndryshëm ndërmjet Superligës dhe garave të tjera.

– Të bëhet ndryshimi i rregullt që një lojtar të mos ketë të drejtë loje pasi të jetë ndëshkuar me dy kartonë të verdhë dhe të bëhet me tre të tillë.

Kuvendi i Punës së Federatës së Futbollit të Kosovës po vazhdon debatin rreth këtij propozimi të trajnerit të Llapit.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: