Basketbollistja kosovare: Shkojmë në Qipro me objektiva të mëdha, pse jo edhe për titullin kampion

Basketbollistja kosovare: Shkojmë në Qipro me objektiva të mëdha, pse jo edhe për titullin kampion

Është duke vazhduar faza përgatitore e Përfaqësues A te Femrat tash e disa ditë. Vashat “Dardane” janë duke zhvilluar stërvitje çdo ditë në dy orare të ndryshme në Pallatin e Rinisë në Prishtinë për tu paraqitur në formën më të mirë në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla, që do të mbahet në Qipro nga 28 qershori deri më 3 korrik.

Se duan paraqitje të mirë e ka konfirmuar edhe basketbollistja Aulona Muhadri. “Këtë vit nuk do të shkojmë vetëm për të marrë pjesë, por edhe të kemi rezultate të mira e pse mos të kthemi edhe me titull”, është shprehur Muhadri për faqen zyrtare të FBK-së.


Muhadri tutje ka falënderuar të gjithë ata që i kanë përkrahur vazhdimisht vashat “Dardane”.

Gjithashtu qendra luftarake ka folur edhe rreth ndjenjës së përfaqësimit të shtetit: “Kur jemi në punë gjatë procesit nuk është që e vëren shumë këtë përgjegjësi, por kur jemi në lojë është ndjenja më e mirë që mund t’i ndodh një sportisti që ta përfaqësoj shtetin”.

Lexo edhe

Video