Basketbollisti Etnik Peci do të debutojë për Kosovën ndaj Danimarkës

Basketbollisti Etnik Peci do të debutojë për Kosovën ndaj Danimarkës

Etnik Peci është ftuar për herë të parë në Përfaqësuesen A të Kosovës në basketboll. Krahas privilegjit përfaqësimi i shtetit në gara ndërkombëtare është edhe përgjegjësi.

Peci ka falënderuar Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe gjithashtu edhe trajnerët për këtë mundësi.

“Kisha dashur ta falënderoj Federatën dhe trajnerët për këtë mundësi që më është ofruar. Unë do të mundohem në çdo stërvitje dhe lojë të jap maksimumin”, është shprehur Peci për faqen zyrtare të FBK-së.


Ai ka folur edhe rreth pritjes në grup:

“Atmosfera ka qenë shumë e mirë të gjithë më kanë pritur shumë mirë. Disa i kam njohur edhe më herët, por po ndihem shumë mirë që tash e kam mundësinë që t’i njoh edhe disa lojtarë të tjerë që kanë më shumë përvojë në Përfaqësuese dhe po mundohem që të mësoj prej tyre”.

Kosova udhëton drejt Danimarkës të martën dhe ka vetëm një synim fitoren, fitore e cila do të na rritë shpresat për kualifikim tutje.

Lexo edhe

Video