Trepça po vazhdon me formë të lartë në elitën e basketbollit, derisa në xhiron e 24-t shënoi fitore ndaj Pejës.
Basketbollisti që shkëlqeu ishte padyshim Darnell Edge. Basketbollisti amerikan e mbylli ndeshjen me 33 pikë, tri kërcime e katër asistime, duke e pasur indeksin e ndeshjes 31. Edge realizoi 20 pikë në pjesën e parë dhe ishte i pandalshëm. Ashtu si xhiron e kaluar, ashtu edhe në këtë javë, Edge shpallet MVP i javës.
Në një tjetër përballje interesante dhe drame deri në fund, Vëllaznimi shënoi fitore të rëndësishme ndaj Proton Cable Prizrenit, ku më i miri te kuqezinjtë ishte amerikani Jalen Ray, i cili e mbylli ndeshjen me 30 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime.
Bashkimi shënoi fitore të pritur kundër Istogut, ku te prizrenasit më i miri ishte Erik Copes, i cili kundër istogasve kishte 21 pikë e nëntë kërcime.
Darnell Edge (Trepça) 33 pikë, 3 kërcime, 4 asistime, 31 indeksi
Nate Grimes (Golden Eagle Ylli) 23 pikë, 13 kërcime, 1 asistim, 32 indeksi
Jalen Ray (Vëllaznimi) 30 pikë, 7 kërcime, 2 asistime, 32 indeksi
Erik Copes (Bashkimi) 21 pikë, 9 kërcime, / asistime, 30 indeksi