Bashkimi i Neymar me Messin në PSG, flet Leonardo

Bashkimi i Neymar me Messin në PSG, flet Leonardo

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain Leonardo tha se “ne nuk prekim lojtarët e të tjerëve” kur u pyet në lidhje me mundësinë që Lionel Messi të bashkohej përsëri me Neymarin në Ligue 1.

Reprezentuesi brazilian Neymar shkaktoi trazira gjatë javës, duke thënë se nuk ka asgjë që ai dëshiron më shumë sesa të rreshtohet së bashku me ish-shokun e tij të ekipit të Barcelona përsëri vitin e ardhshëm.

Messi dështoi të konkretizonte një largim nga Barça në afatin kalimtar veror, por, me kontratën e tij që mbaron në qershorin e ardhshëm, mbetet e paqartë nëse ai do të zgjedhë të largohet në vitin 2021.

Neymar dhe Messi luajtën së bashku në “Camp Nou” midis 2013 dhe 2017, por Leonardo nuk donte të fliste për shanset e një ribashkimi mes çiftit në Paris, përcjell KosovaPress.

“E dini, është normale që Neymar t’ia thotë këtë një gazetari argjentinas,” tha ai për Canal +. “Ai duhej të fliste për Messin. Është normale.”


“Ne duhet të mbajmë respekt për të tjerët. Ai është një lojtar i Barcelonës. Kur dikush flet për lojtarët tanë, ne nuk jemi të lumtur. Kështu që nuk prekim lojtarët e njerëzve të tjerë. Tani nuk është koha të mendojmë për afatin kalimtar.”

“Ne jemi shumë të kënaqur me skuadrën që kemi. Ne jemi duke menduar për sezonin tonë dhe fundin e pjesës së parë të sezonit, i cili ishte shumë i komplikuar.”

“Ne duhet të qëndrojmë të përqendruar në qëllimet tona siç janë kualifikimi për në fazën 1/16 në Champions League. Dhe gjithashtu duhet të mendojmë për Ligue 1 dhe të shmangim gjetjen e vetes në një situatë të komplikuar. Le të mbajmë fokusin tonë.”

Pasi mori vetëm një pikë nga dy ndeshjet e tyre të mëparshme në Ligue 1, PSG u kthye në rrugën e fitores me një fitore 3-1 ndaj Montpellier të Shtunën.

“Po flasim”, tha ai. “Ne duam të diskutojmë dhe ai gjithashtu dëshiron të diskutojë. Tani është koha për të ardhur në një ide më të qartë për të ardhmen e tij.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: