Bashkim Ramosaj bindshëm në Deçan, konfirmohet si kryetar

Bashkim Ramosaj bindshëm në Deçan, konfirmohet si kryetar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të 37 Komunave, të cilat u mbajtën më 17 tetor 2021.

Në Deçan, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bashkim Ramosaj, ka fituar edhe një mandat.

Më 17 tetor, Ramosaj mori besimin e 9,843 votuesve ose 64,90%.

Hyri Dobrunaj e Lidhjes Demokratike të Kosovës është radhitur e dyta me 2,919 vota, ose 19,25%.


Orges Tafilaj, Isa Elezaj dhe Ardiana Qorraj janë kandidatët që plotësojnë renditjen.

Në Komunën e Deçanit të drejtë vote kanë pasur 39,875 qytetarë, këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 14,833 qytetarë. Numri i votuesve të cilët kanë votuar jashtë vendvotimit, si me kusht,

VPNV dhe me postë është 699. Pjesëmarrja në votime në Deçan është 38,95%.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, në afat brenda 24 orësh, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Balotazhi në Istog, ja sa vota i ndajnë Feratin e LDK-së dhe Berishën e AAK-së ​Fushë Kosova përfundimisht në balotazh Mbi 500 vota diferencë mes Hysenit dhe Hazirit në Gjilan Gjakova në balotazh, diferenca mes Gjinit e Kusari-Lilës mbi 3,500 vota Bashkim Ramosaj bindshëm në Deçan, konfirmohet si kryetar […]

Komentet janë të mbyllura.

error: