Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë mundëson identifikimin e migrantëve të hyrë ilegalisht në vendin tonë

Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë mundëson identifikimin e migrantëve të hyrë ilegalisht në vendin tonë

Policia e Kosovës në Prizren, pas pranimit të informacioneve relevante në bashkëpunim me qytetarë, sot me rreth orës 09:40, ka ndaluar një automjet të dyshuar me tabela shqiptare dhe gjatë kontrollimit në brendësi të automjetit janë gjetur shtatë persona migrantë ilegal, shtetas të huaj.


Sipas Policisë, një person i dyshuar, shtetas kosovar është ndaluar dhe për këtë rast është njoftuar edhe policia kufitare në Vërmicë.

“Lidhur me këtë  janë njoftuar të gjitha njësitet e nevojshme policore, është kontaktuar Prokurori kujdestar dhe është marrë rekomandimi që rasti të adresohet në kompetencë të Njësitit të Migrimit për trajtim të mëtejmë të rastit sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në njofitm.

Lexo edhe

Video