Bashkëjetesë jashtëmartesore me një të mitur, arrestohet një person

Bashkëjetesë  jashtëmartesore me një të mitur, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Prizren, pasi dyshohet për veprën “Bashkëjetesë jashtëmartesore me personin nën 16-vjeç”.


Në njoftim thuhet se i njëjti e kishte marrë viktimën dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Pas arrestimit të të dyshuarit, viktima është lokalizuar dhe dërguar te familja e saj. “Prizren 25.07.2022-09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka marr viktimën femër kosovare dhe ishte larguar në drejtim të panjohur”. “Lidhur me rastin personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa viktima është lokalizuar dhe dërguar te familja”, thuhet në njoftimin  e policisë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe

Video