Basha thotë se Vuçiq ka instaluar një Kore të Veriut nën kthetrat e tij në veri
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Deputetët e Listës serbe janë parë sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, por ata nuk kanë qëndruar në seancë. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha tha se serbët nënshkruan për mëditje dhe për t’i ikur humbjes së mandatit dhe dolën nga Kuvendi i Kosovës.

Basha tha se deputetët serbë do të duhej të qëndronin këtu për dëgjuar se çka po ndodh në veri të vendit.

“Deputetëve të Listës serbe të cilët vetëm erdhën dhe nënshkruan për mëditje për t’i ikur humbjes së mandatit dhe dolën nga Kuvendi i Kosovës dhe do të duhej të qëndrojnë këtu për të dëgjuar për gjendjen e vështirë në veri, djegien e veturave të qytetarëve serb, rrahjen e qytetarëve serbë që kërkojnë dhe dëshirojnë të jenë pjesë zgjedhjeve legale, linçimin ndaj qytetarëve që refuzojnë t’i nënshtrohen dhunës dhe monopolit politik të asaj zone, ka studime që tregojnë se qytetarët serbë nuk guxojnë të shprehin mendimin e lirë në atë pjesë, me fjalë të tjera Vuçiqi ka instaluar një Kore të Veriut nën kthetrat e tij në atë pjesë të Republikës së Kosovës, kemi vetëm një parti politike, pra në atë hapësirë nuk ka pluralizëm”, tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025