Basha: S’mund të tolerohen tanket dhe avionët ushtarakë të Serbisë që ia mësyjnë Kosovës

Basha: S’mund të tolerohen tanket dhe avionët ushtarakë të Serbisë që ia mësyjnë Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka reaguar pas djegies së qendrës për regjistrim të automjeteve në Zubim Potok dhe tentimit për të djegur një qendër të tillë në Zveçan, duke thënë se detyra e Shqipërisë, edhe si vend anëtar i NATO-s, nuk është të heshtë por të përdorë të gjithë mekanizmat e saj diplomatikë për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj situate.

Ai ka shkruar në Facebook se nuk mund të tolerohen tanket dhe avionët ushtarakë që mësyjnë kufijtë e Kosovës, duke kërcënuar paqen dhe sigurinë e të gjithë rajonit.

Postimi i plotë i Bashës:


Po ndjek me shqetësim situatën e krijuar në veri të Kosovës, pas vendimit të drejtë dhe legjitim të qeverisë për vendosjen e reciprocitetit.

Aktet kriminale të ndodhura në 24 orët e fundit të frymëzuara nga Beogradi zyrtar, synojnë destabilizimin e Kosovës dhe krejt rajonit për interesat politike të Aleksandër Vuçiç.

Shpreh mbështetjen e plotë dhe të fuqishme për qeverinë e Kosovës, institucionet e saj dhe të gjithë faktorin politik të angazhuar në përballimin e kësaj situate.

Detyra e Shqipërisë, edhe si vend anëtar i NATO-s, nuk është të heshtë por të përdorë të gjithë mekanizmat e saj diplomatikë për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj situate. Nuk mund të tolerohen tanket dhe avionët ushtarakë që mësyjnë kufijtë e Kosovës, duke kërcënuar paqen dhe sigurinë e të gjithë rajonit.

Lexo edhe

Video