Basha përshëndet marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë

Basha përshëndet marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në Bruksel për de-eskalimin e situatës në veri.


Ai në një postim në Twitter ka shkruar se ky është një hap i rëndësishëm në uljen e tensioneve dhe në trajtimin e barabartë të qytetarëve në të dy anët e kufirit.

“Përshëndes marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e të dërguarit special të BE, Miroslav Lajçak.  Ky është një hap i rëndësishëm në uljen e tensioneve dhe në trajtimin e barabartë të qytetarëve në të dy anët e kufirit. Unë dhe PD mbështesim dhe inkurajojmë përpjekjet dhe angazhim e BE dhe SHBA për një zgjidhje të përhershme, për marrëveshjen e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Basha.

Lexo edhe

Video

error: