Bartnin shtetasit e Afganistanit, aktakuzë ndaj dy personave

Bartnin shtetasit e Afganistanit, aktakuzë ndaj dy personave

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Q.A., dhe A.A., të cilët gjenden në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.


 Sipas aktakuzës, me datë 28.03.2022 rreth orës 21:25 minuta në afërsi të Pikës kufitare në Vërmicë, të akuzuarit merren me kontrabandim me migrantë me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, në atë mënyrë që i akuzuari i parë Q.A., me automjetin e tij të markës ,”BMË” së bashku me akuzuarin e dytë A.A., marrin në automjet katër shtetas të Avganistanit në afërsi të Pikës kufitare në Vërmicë.

“Të njëjtit, ndalohen nga policia, dhe në momentin e ndalimit në ulësen e pasme të automjetit policia vëren katër shtetasit e Avganistanit, të cilët ishin pa dokumente të identifikimit. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhet në një komunikatë të Prokurorisë.

Lexo edhe

Video