Barcelonës dhe Real Madridit i ofrohet shansi për të transferuar mesfushorin e 100 milionë eurove

Barcelonës dhe Real Madridit i ofrohet shansi për të transferuar mesfushorin e 100 milionë eurove

Super-agjenti Jorge Mendes është përsëri duke e bërë punën e tij në mënyrë të shkëlqyer, ku tani po e ofron në treg njërin nga klientët e tij më të vlefshëm në ekipet më të mëdha në Evropë.

Nuk bëhet fjalë për yllin portugez, Cristiano Ronaldon, i cili është refuzuar nga pothuajse të gjitha top skuadrat në Evropë, por për bashkëkombësin e tij, Bernardo Silva, përcjell KosovaPress.

“L’Equipe” raporton se mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva, i është ofruar si Barcelonës ashtu edhe Real Madridit nga agjenti Mendes. Mesfushori portugez mesa duket po kërkon të largohet nga Manchester City për të dytin sezon radhazi dhe synon t’i bashkohet një skuadre të një niveli më të lartë.


Megjithatë, qëndrimi i Cityt për këtë çështje është i qartë, pasi kampioni anglez nuk po kërkon të ndaj rrugët me Bernardon. Mesfushori ishte një nga lojtarët më të mirë në Evropë sezonin e kaluar, por përpjekjet e tij nuk ishin të mjaftueshme për t’i çuar ata drejt në Liga e Kampionëve.

Raporti thotë se Bernardo mund të kushtojë afro 80 deri në 100 milionë euro. Pep Guardiola do të kërkojë ta zëvendësojë atë me mesfushorin sulmues të Lyonit, Lucas Paqueta, por ardhja e brazilianit varet plotësisht nga e ardhmja e Bernardos.

Barcelona ka qenë e lidhur me 27-vjeçarin gjatë gjithë verës. Lojtari, gjithashtu, është i lumtur të i bashkohet skuadrës së Xavit, si një tifoz i klubit qysh në fëmijëri. Kushtet personale nuk do të jenë problem.

Lexo edhe

Video