Gjiganti katalunas Barcelona ka prezantuar fanellën e tretë të klubit e cila do të jetë edhe fanella për sezonin e ri 2021/22 të Ligës së Kampionëve.
Fanella e Barcelonës është e inspiruar nga lidhja e ngushtë mes klubit dhe qytetit, ku është dizajnuar në ngjyrat tradicionale, të kaltër me vija të kuqe, përcjell KosovaPress.
Vijat e kuqe në fanellë simbolizojnë pesë lagjet e Barcelonës, Poble-sec, Poble Nou, Gracia, Raval dhe Les Corts.
Ndërsa shenja e brendit “Nike” dhe logoja e klubit janë të dizajnuara me ngjyrë të verdhë.
Javën e ardhshme, saktësisht të martën mbrëma, Barcelona i rikthehet Ligës së Kampionëve me përballjen kundër gjigantit gjerman Bayern Munich, në Grupin E.
🕺🏻 3rd kit drop alert. You can tell our players are vibing
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 9, 2021
💙❤️ #CreatedByBarcelona
🎶 @stayhomas pic.twitter.com/baXJeoQZwB