Barcelona vazhdon garën për vendin e parë, mysafire e Levantes

Barcelona vazhdon garën për vendin e parë, mysafire e Levantes

Barcelona do të synoj sot ti kthehet fitores në La Ligan spanjolle, ku do të udhëtojnë drejt stadiumit “Ciudad de Valencia” për tu përballur me skuadrën e Levantes.

Skuadra e Ronald Koeman barazoi 0:0 në xhiron e kaluar me liderin e tabelës Atletico Madridin, kurse Levante rikthehet nga barazimi 2:2 me skuadrën e Alavesit, përcjell KosovaPress.

Për Barcelonën tre pikët janë shumë të rëndësishme, ku nëse sigurojnë fitore sot, do të merrnin kreun e tabelës për herë të parë këtë sezon.

Pas 35 ndeshjeve, “Blaugranët” kanë 23 fitore, gjashtë barazime dhe gjashtë humbje, ku gjenden në pozitën e tretë, me gjithsej 75 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi në vend të dytë, e dy më pak se lideri i tabelës Atletico Madridi që ka 77 pikë.


Në anën tjetër, pas 35 ndeshjeve Levante ka regjistruar nëntë fitore, 12 barazime dhe 14 humbje, ku gjenden në pozitën e 14 me gjithsej 39 pikë.

Formacionet e mundshme janë këto:

Levante (4-4-2): Cardenas; Miramon, Vezo, Rober, Clerc; De Frutos, Malsa, Bardhi, Morales; Gomez, Roger Marti

Barcelona (3-5-2): Ter Stegen; Araujo, Pique, Lenglet; Dest, Roberto, De Jong, Pedri, Alba; Griezmann, Messi.

Lexo edhe

Video

error: