Barcelona rikthehet me ofertë të re për Lewandowskin, e informon edhe yllin polak

Barcelona rikthehet me ofertë të re për Lewandowskin, e informon edhe yllin polak

Kjo merkato verore si duket do të jetë tejet interesante, ku ende është duke vazhduar saga e sulmuesit të Bayern Munich, Robert Lewandowski.

Tanimë dihet që Lewandowski nuk dëshiron ta vazhdojë të ardhmen te Bayerni, ku me çdo kusht është duke e kërkuar largimin nga “Allianz Arena”, përcjell.


Barcelona vazhdon të jetë destiancioni i preferuar i yllit polak, ku gjiganti katalunas bëri një ofertë prej 35 milionë eurosh për shërbimet e tij, por që kjo ofertë u refuzua nga Bayerni.

Tani, Barça e ka informuar Lewandowskin për ofertën e saj të re, e cila kap shifrën e 40 milionë eurosh plus bonuset.

Në anën tjetër, Lewandowski e ka konfirmuar dëshirën e tij për të pritur Barcelonën, dhe kjo gjë po ndodh për shkak të lidhjes së agjentit të tij dhe presidentit të katalunasve, Joan Laportas.

Lexo edhe

Video