Barcelona rigjen fitoren ndaj Levantes, Fati rikthehet me gol

Barcelona rigjen fitoren ndaj Levantes, Fati rikthehet me gol

Barcelona është rikthyer tek fitorja pas dy barazimeve të njëpasnjëshme në La Ligas pas e ka mposhtur Levanten me rezultat 3-0.

Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e shtatë të La Ligas dhe u zhvillua në stadiumin “Camp Nou”, përcjellë KosovaPress.

Memphis Depay shënoi nga penalltia për 1-0 në minutën e gjashtë të ndeshjes, kurse Luc De Jong e dyfishoi atë në minutën e 14’.


Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e dobët nga skuadra e Ronald Koeman, por Ansu Fati i cili u rikthye nga lëndimi e gjeti rrugën e golit duke shënuar për 3-1 në minutat shtesë të takimit.

Më këtë fitore Barcelona arrin në kuotën e 12 pikëve duke u renditur në vendin e pesë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lexo edhe

Video