Barcelona publikon pamje magjepse nga “Camp Nou” i rinovuar
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Dalëngadalë po përfundon ndërtimi i stadiumit të ri në Barcelonë, i cili parashikohet të jetë gati deri në fund të këtij viti me kapacitet 60 për qind. Në fillim të vitit të ardhshëm më në fund mund të përfundojë plotësisht, shkruajnë mediat spanjolle.

Në prag të përfundimit të ndërtimit, klubi katalanas publikoi fotografi ku tregon se si do të duket “Camp Nou i ri”. Stadiumi i ri do të ketë një kapacitet prej 105 mijë shikues dhe investimi kap vlerën e 1.5 miliardë eurove.

“Camp Nou” i ri do të jetë padyshim ndër stadiumet më moderne dhe me të bukur në Evropë, sipas klubit katalanas. Ai do të zërë 18 hektarë në qendër të Barcelonës ndërkohë që klubi katalanas do të luajë në stadiumin Montjuic deri në fund të punimeve. /TCH/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024