Barcelona po planifikon transferimin e Tielemans

Barcelona po planifikon transferimin e Tielemans

Gjiganti katalunas, Barcelona raportohet se është i interesuar të sjellë në Camp Nou mesfushorin e Leicester Cityt, Youri Tielemans.

Eksperti i transferimeve, Ekrem Konur, raportoi se Barcelona dëshiron me çdo kusht që të bëjë një lëvizje për Tielemans në një postim në “Twitter”.

Tani, media spanjolle “SPORT” ka mbështetur pretendimet e tij duke konfirmuar se Barça po e synon transferimin e mesfushorit belg, raporton KosovaPress.


Sipas “SPORT”, lideri i La Ligas po kërkon të forcojë mesfushën e tij, me Tielemans një opsion të vlefshëm. Drejtori sportiv, Jordi Cruyff thuhet se është një tifozë i flaktë i Youri Tielemans, ndërsa të tjerët në Barcelonë e pëlqejnë gjithashtu belgun.

Një nxitje e shtuar për të lëvizur për Tielemans është situata e tij e kontratës. Aktualisht, marrëveshja e mesfushorit me Leicester do të përfundojë në qershor të vitit 2023.

Barça madje mund të përpiqet të përgatis një marrëveshje para-kontrate me Tielemans. Në këtë mënyrë, gjiganti katalunas mund ta transferojë atë gjatë verës me parametra zero.

Megjithatë, Barcelona përballet me konkurrencë për nënshkrimin e tij. Spekulimet e kanë vendosur prej kohësh Arsenalin në krye të garës për Tielemans, me klube të tjera gjithashtu të interesuara.

Lexo edhe

Video