Barcelona përgatit ofertën e parë për Lewandowskin

Barcelona përgatit ofertën e parë për Lewandowskin

Gjiganti katalunas, Barcelona, është duke e bërë gati ofertën e re zyrtare drejt Bayern Munich për yllin polak Robert Lewandowski, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Miqësia tejet e mirë e presidentit Joan Laporta me agjentin e Lewandowskit, Pini Zahavin, ka bërë që Lewandowski të pres dhe të mbajë marrëveshjen personale valide, përcjell KosovaPress.


Prioriteti i Lewandowskit ka qenë gjithmonë Barcelona, pavarësisht se skuadrat si Chelsea e Paris Saint-Germain kanë kontaktuar atë.

Lewandowski e ka bërë të qartë që dëshiron të largohet këtë verë me çdo kusht nga Bayerni, pavarësisht se kontrata e tij me gjigantin gjerman skadon në fund të verës së ardhshme.

Lexo edhe

Video