Barcelona ngjitet në krye të La Ligas, mposht Elchen

Barcelona ngjitet në krye të La Ligas, mposht Elchen

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes gjigantit katalunas Barcelona dhe skuadrës së Elches, ku nikoqirët kanë arkëtuar pikët e plota.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në “Spotify Camp Nou”, Barcelona e mposht Elchen me shifrat 3:0, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Robert Lewandowski, i cili shënon në minutën e 34’ për të kaluar “Blaugranët” në epërsi prej 1:0.


Golin e dytë për skuadrën e Xavit e shënoi sulmuesi Memphis Depay, i cili e thellon rezultatin në 2:0 në minutën e 41; të ndeshjes.

Ndërkaq, golin e fundit të ndeshjes dhe të dytin personal e shënoi Lewandowski, i cili e vulos rezultatin final në 3:0 në minutën e 48’.

Me pikët e reja, Barcelona tani ngjitet në krye të tabelës me 16 pikë të arkëtuara, krahas Elches që zë vendin e fundit në tabelë me vetëm një pikë të tubuar.

Rezultati final, 3:0 në favor të Barcelonës.

Lexo edhe

Video