Barcelona mëson çmimin e Draxlerit

Barcelona mëson çmimin e Draxlerit

Gjigandi katalunas Barcelona së fundmi është duke u lidhur me një transferim të sulmuesit anësor të Paris Saint-Germain Julian Draxler.

Tani raportohet se një shumë prej 15 milionë eurosh drejt PSG-së do të ishte e mjaftueshme që kjo e fundit të pranoj shitjen e Draxler, raporton “El Nacional”.


Gjigandi francez nuk do të pengojë Draxlerin nëse ai dëshiron të largohet nga klubi, ku Barcelona mbetet e interesuar në shërbimet e sulmuesit gjerman.

Që prej transferimit nga Wolfsburgu, Julian Draxler ka arritur të bëjë 188 paraqitje për Paris Saint-Germain, duke regjistruar 26 gola dhe 41 asistime mbi emrin e tij.

Lexo edhe

Video