Barcelona kontakton me Pellegrinin

Barcelona kontakton me Pellegrinin

“Blaugranët” në kërkim të një mesfushori.

Gjiganti katalunas Barcelona ka bërë një lëvizje për të nënshkruar me Lorenzo Pellegrinin, por për shërbimet e mesfushorit të Romës, në garë janë edhe skuadrat si Liverpooli dhe Atalanta, raporton “Mundo Deportivo”.


Barça është në kërkim të përforcimeve në mesfushë, ku siç duket mesfushori Georginio Wijnaldum nuk do të nënshkruaj me ta, pasi që favorizon kalimin te Paris Saint-Germain, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, gjiganti anglez Liverpooli dëshiron që të gjej një zëvendësim për Wijnaldum, i cili pritet të nënshkruaj me PSG, dhe kanë shprehur interesim në Pellegrinin, kurse Atalanta besohet që e sheh si opsion kryesor 24 vjeçarin, i cili do të jetë pa kontratë te Roma verën e ardhshme.

Lexo edhe

Video

error: