Barcelona kërkon transferimin e Januzajt

Barcelona kërkon transferimin e Januzajt

Gjigandi katalunas Barcelona po planifikon të bëjë një lëvizje për sulmuesin anësorë të Real Sociedadit Adnan Januzaj, raporton “The Daily Mail”.

Kontrata aktuale e Januzajt me Real Sociedadin skadon në qershor të vitit 2022, dhe “Blaugranët” mund ta transferojnë atë këtë janar me gjysmë çmimi, përcjell KosovaPress.


Nëse katalunasit dështojnë që të arrijnë marrëveshje këtë janar, Barcelona do të rikthehet për Januzajn në afatin kalimtar të transferimeve gjatë verës, pasi raportohet se trajneri Xavi e dëshiron sulmuesin kosovar me pasaportë belge në skuadër.

Që prej transferimit nga skuadra e Manchester United te Real Sociedadi, Januzaj ka arritur të bëjë 146 paraqitje për skuadrën spanjolle, duke regjistruar 20 gola dhe 20 asistime mbi emrin e tij.

Lexo edhe

Video