Barcelona kërkon fitoren kundër Dynamo Kyiv

Barcelona kërkon fitoren kundër Dynamo Kyiv

Me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja mes Dynamo Kyiv dhe gjigandit katalunas Barcelona, e vlefshme kjo për xhiron e katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Barcelona dhe Dynamo Kyiv gjenden në Grupin E, së bashku me dy skuadrat e tjera si Bayern Munich dhe Benfica, përcjell KosovaPress.

Në xhiron e fundit të kësaj gare, të dy këto skuadra u përballën në stadiumin “Camp Nou”, ku fitore regjistroi Barça me rezultat minimal 1:0.

Gjigandi katalunas do të kërkojë me çdo kusht fitoren sot, ku nëse arrin të arkëtojë tre pikët e plota do të ngjitej në pozitën e dytë në Grupin E.

Pas tre ndeshjeve të zhvilluara, Barcelona zë vendin e tretë në këtë grup me vetëm tre pikë të arkëtuara, një më pak se Benfica që zë vendin e dytë, kurse Dynamo Kyiv gjendet në fund të tabelës me vetëm një pikë të arkëtuar.


Ndërsa, sa i përket ndeshjes së sotme, Dynamo dhe Barcelona do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për skuadrën ukrainase nuk do të paraqiten Besedin, Kulach, Mykolenko dhe Popv, kurse te Barcelona do të mungojnë Aguero, Braithwaite, Pedri, Pique, Roberto dhe Wague.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Dynamo Kyiv (4-2-3-1): Bushchan; Kedziora, Zabarnyi, Syrota, Karavaev; Shaparenko, Sydorchuk; De Pena, Buyalskyi, Tsygankov; Shkurin

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Mingueza, Garcia, Lenglet, Alba; Gavi, Busquets, Gonzalez; Dest, Depay, Coutinho

Grupi E

21:00 Dynamo Kyiv – Barcelona (Stadiumi NSC Olimpiyskiy)

Lexo edhe

Video