Barça target i mirë për pikë nga skuadrat e vogla, nuk ka fitore as ndaj Cadizit

Barça target i mirë për pikë nga skuadrat e vogla, nuk ka fitore as ndaj Cadizit

Barcelona duket se po e humb çdo ditë e më shumë identitetin e saj prej një skuadre të rrezikshme.

Skuadra e Ronald Koeman ka marr edhe barazimin e dytë në dy ndeshjet e fundit në La Liga pasi është ndalur edhe nga Cadizi në ndeshje e zhvilluar të enjtën dhe e cila përfundoi me rezultat 0-0, përcjellë KosovaPress.

Pjesa e parë i takoi Barcelonës por kjo vetëm sa i përket posedimit të topit që ishte 78 përqind por jo edhe sa i përket efikasitetit pasi nuk u gjet rruga e golit.


Në pjesën e dytë Cadizi mori më shumë zemër dhe shfaqi lojë më bindësi aq sa solli edhe përjashtimin me karton të kuq të mesfushorit Frankie De Jong.

Ky barazim, që ishte paraprirë nga ai me Granadan është shumë i hidhur për Barçën dhe trajnerin Ronald Koeman pasi tashmë janë shtatë pikë prapa Real Madridit si lider i tabelës (por ka një ndeshje më pak të zhvilluar).

Po ashtu, ky rezultat ndaj Cadizit mund të sjellë edhe shkarkimin e Ronald Koeman pasi dy ditë më parë presidenti Joan Laporta theksoi se e ka të gatshëm një plan veprimi dhe se ai mund të ekzekutohet së shpejti derisa u ka bërë thirrje tifozëve që të mos e braktisin klubin përkundër rezultateve negative kohëve të fundit.

Lexo edhe

Video