Barça mposht pas kthesës së madhe Betis

Barça mposht pas kthesës së madhe Betis

Futbollistët e Barcelonës shënuan fitore të madhe kundër Real Betis me rezultat  3:2, në raundin e 23-të të La Liga të Spanjës.

Pas fitores së Real Madrid 4-1 ndaj Osasuna, Barcelona duhej gjithsesi të shënonte fitore, në mënyrë që të mbetet në garë për titullin e kampionit.

Ndeshja filloi shumë dobët për Barcelonën, pasi skuadrës vendase iu dha një penallti nga Sergio Canales në minutën e 6-të.

Pas pak, ne pamë aksionin e shkëlqyeshëm të Barcelonës dhe pasimin preciz të Lionel Messi për De Jong, i cili nga afërsia shënoi golin e barazimit në minutën 9.


Vendësit serish erdhën në epërsi me golin e Fekir në minutën 26, por Barcelona barazoi serish në minutën e tretë të kohë shtesë me golin e Busquets, transmeton KosovaPress.

Në pjesën e dytë e tëra funksionoi shkëlqyeshëm për Barça kur Lengle shënoi në minutën e 72 për një kthesë të plotë, dhe menjëherë pas kësaj, Nabil Fekir i vendësve u ndëshkua me dy karton të verdhë për shkak të ndërhyrjes së palejuar dhe për shkak se kundërshtoi gjyqtarin për vendimin e tij.

Tre minuta më vonë nga ndeshja u përjashtua edhe Lengle, kështu që skuadrat ‘barazuan’ shifrat e lojtarëve në fushë.

Barcelona renditet e dyta në tabelë me 49 pikë, tri më pak se Real Madrid në vendin e parë.

Lexo edhe

Video

error: