Barça mposht Bilbaon dhe kalon mbi Real Madridin në renditje

Barça mposht Bilbaon dhe kalon mbi Real Madridin në renditje

Barcelona ka korrur një fitore shumë të vështirë përballë Athletic Bilbaos me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar të dielën në “Camp Nou”.

Në minutën e 20’ Lionel Messi realizoi një super-gol nga gjuajtja e lirë për t’i dhënë epërsinë Barcelonës dhe ky ishte edhe rezultati i pjesë së parë, përcjell KosovaPress.


Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 49’, Jordi Alba shënon në portën e gabuar për t’ia dhënë mundësinë Bilbaos që ta barazojë rezultatin.

Por, tri pikë shumë të rëndësishme Barcelonës ia dhuroi sulmuesi francez Antoine Griezmann me golin e tij në minutën e 75’.

Me këtë fitore Barcelona ngritet në vendin e dytë me 40 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi në vendin e tretë, kurse Atletico e kryeson tabelën me 50 pikë

Lexo edhe

Video