Barça, Liverpooli dhe Tottenhami në garë për yllin e Real Madridit

Barça, Liverpooli dhe Tottenhami në garë për yllin e Real Madridit

Sulmuesi spanjoll i Real Madridi, Marco Asensio do të ketë opsione të shumta për t’iu bashkuar klubeve më të mira në Evropë, kur ai të vendosë që të largohet nga Real Madridi.

Juventusi është duke e monitoruar yllin spanjoll, por siç raportohet nga “Calciomercato”, gjiganti italian do të jetë në një garë të ashpër me Barcelonën, Arsenalin, Liverpoolin dhe Tottenhamin.


Asensio thuhet se është i pakënaqur me trajtimin që është duke i bërë Reali, pasi që 26 vjeçari nuk është duke pasur minutazhë të kënaqshme në “Santiago Bernabeu”, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, që prej transferimit nga Espanyoli te Real Madridi, Asensio ka arritur të bëjë 239 paraqitje në të gjitha garat duke regjistruar 50 gola dhe 24 asistime mbi emrin e tij.

Lexo edhe

Video