Barça ia tregon Chelseat çmimin e Aubameyang

Barça ia tregon Chelseat çmimin e Aubameyang

Chelsea ende nuk e ka gjetur një zëvendësues të Romelu Lukakut i cili u largua drejtë Interit dhe ende është duke e krkuar një emër potencial kur kanë mbetur edhe dy javë deri tek mbyllja e afatit kalimtar.

Njëri nga sulmuesit që ka tërhequr interesin e “Bluve” të Londrës është Peirre-Emeric Aubameyang, por për të cilin duhet të paguhet një shifër e konsiderueshme e të hollave.

Chelseat thuhet se i është thënë se mund të duhen deri në 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Barcelonës, përcjellë KosovaPress.


“Blaugranët” nuk i kishin paguar Arsenalit asnjë qindarkë për ta sjellë 33-vjeçarin në “Camp Nou” në janar, me Topçinjtë që i kishin ndërprerë kontratën.

Sidoqoftë, Aubameyang tani po përballet me konkurrencë të fuqishme në sulmin e Barçës, sidomos pas ardhjes së Robert Leëandoëskit, i cili luajti si startues në ndeshjen e parë të La Ligas, Rayo Vallecano.

Thuhet se Chelsea ka kundërshtuar çmimin e kërkuar të Barcelonës dhe po kërkon që ky operacion të mbyllet për një çmim shumë më të ulët.

Lexo edhe

Video