Barça fiton me përmbysje ndaj Elches dhe rrëmben vendin e tretë

Barça fiton me përmbysje ndaj Elches dhe rrëmben vendin e tretë

Barcelona ka arkëtuar tre pikë të reja në La Liga pas fitores ndaj Elches që nuk doli të jetë rival i lehtë për katalanasit.

Rezultati final i ndeshjes ishte 2-1 në të mirë të Barcelonës duke bërë kështu një tjetër hap të madh drejtë vendeve të para në renditjen tabelare, transmeton KosovaPress.

Në fund të pjesës së parë, përkatësisht në minutën e 44’ Elche kaloi në epërsi me golin e realizuar nga Fidel.


Kjo bëri që “Blaugranët” të ktheheshin në lojë me një qasje tjetër dhe me më shumë këmbëngulje që në fund edhe dha rezultatet e pritura.

Ferra Torres shënoi për 1-1 në minutën e 61’, kurse holandezi Memphis Depay u përkujdes për fitoren e madhe të Barcelonës me golin e tij të shënuar gjashtë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Këto tre pikë të reja e çojnë Barcelonën në kuotën e 48 pikëve dhe pozicionohen në vendin e tretë me dy pikë më shumë se Real Betisi, skuadër kjo e cila më vonë ballafaqohet me Atletico Madridin.

Lexo edhe

Video