Barazuan me Leicesterin, Alonso tregon se çfarë po ndodh me Chelsean

Barazuan me Leicesterin, Alonso tregon se çfarë po ndodh me Chelsean

Mbrojtësi spanjoll Marcos Alonso beson që lodhja e madhe nuk e lejoi mbrëmë Chelsean të fitonte kundër Leicesterit.

“Blutë” dominuan përgjatë tërë ndeshjes, por arritën të shënojnë vetëm një gol, ku në minutën e 35’ Alonso shënon golin e barazimit dhe të fundit të ndeshjes, përcjell KosovaPress.

James Maddison ishte golashënues te skuadra e Leicesterit, ku kaloi këtë të fundit në epërsi me një gol tejet të bukur qysh në minutën e 6’.


Këtij barazimi tani i është përgjigjur Alonso, i cili e cilësoi lodhjen si njërin nga faktorët që ka ndikuar në formën që po kalon momentalisht Chelsea.

“Mendoj që finalja ishte kryesorja. Ishte vetëm pak ditë më parë dhe ne kemi pasur ndeshje të shumta dhe në fund jem paksa të lodhur, të lodhur mendërisht, dhe kësaj radhe arritëm të marrim vetëm një pikë”, tha Alonso.

“Unë nuk e di se sa ndeshje kemi luajtur por unë mendoj se ne kemi luajtur më shumë ndeshje se cilado skuadër tjetër në botë këtë sezon, duke garuar në turne të ndryshëm, dhe tani jemi duke iu afruar fundit dhe është duke u bërë e vështirë. Ishte ndeshje e vështirë por unë mendoj se ne luftuam deri në fund”, shtoi më tej mbrojtësi i Chelseat.

Me barazimin e mbrëmshëm kundër Leicesterit, Chelsea arriti të siguroj vendin e tretë në Premier Ligën angleze, ku gjendet në kuotën e 71 pikëve, tre sosh më shumë se vendi i katërt, Tottenhami.

Lexo edhe

Video