Barazojnë edhe dy rivalët tjerë të Ballkanit në grup, kështu qëndron renditja

Barazojnë edhe dy rivalët tjerë të Ballkanit në grup, kështu qëndron renditja

Ka përfunduar ndeshje e Ligës së Konferencës ndërmjet Sivasporit dhe Sllavia Pragës, skuadra këto që bëjnë pjesë në Grupin G, pjesë e të cilit është edhe skuadra kosovare Ballkani.

Skuadra çeke kaloi në epërsi pas katër minutave lojë, por ajo turke u kundërpërgjigj shpejtë duke rikthyer baraspeshën në minutën e 27’ me golin e realizuar nga Saba, transmeton KosovaPress.


Kjo pasqyrë e rezultateve pas ndeshjeve të para nënkupton që të katër skuadra kanë nga një pikë që nënkupton se kampioni i Kosovës nuk ka mbetur prapa asnjë skuadre pas barazimit me romunët e CFR Cluj.

Momentalisht grupin e kryesojnë Sllavia Praga dhe CFR Cluj për shkak se morën pikë si mysafir, pastaj renditet Sivasporti dhe Ballkani që renditet në vendin e katërt.

Ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës Ballkani do të zhvillojë kundër Sllavia Pragës në udhëtim me 15 shtator.

Lexo edhe

Video