Barazim në derbin e Gjilanit, Dukagjini fiton ndaj Feronikelit 74
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Drita dhe Gjilani e mbyllën ndeshjen e sotme me një barazim 2:2, në kuadër të  xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll. Drita shpërdoroi një rast të artë për të barazuar pikët me Ballkanin, duke mbetur në pozitën e tretë me 50 pikë. Gjilani, nga ana tjetër, fitoi pikë të rëndësishme në garën për t’iu shmangur rrezikut për rënie nga elita, duke kaluar në pozitën e shtatë me 26 pikë.

Blendi Baftiu shënoi për Dritën në minutën e 24-të. Edi Basha barazoi në minutën e 32-të, derisa Qëndrim Ismajli i dha epërsi skuadrës së Gentian Mezanit në minutën e 44-të. Drita vendosi shpejt baraspeshat në rezultat në pjesën e dytë, kur Albert Dabiqaj shënoi për të barazuar në minutën e 55-të.

Pa fitues u mbyll edhe ndeshja në Lipjan, ndërmjet Fushë Kosovës dhe Prishtinës 0:0m, ndërsa Dukagjini mposhti si vendës Feronikelin 74 me rezultat 1:0, me golin e Altin Merlakut në minutën e 45-të.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024