Banka për Biznes ndihmon fëmijët e SOS Fshatrave me pako ushqimore

Banka për Biznes ndihmon fëmijët e SOS Fshatrave me pako ushqimore

Banka më e suksesshme vendore, BPB ka njoftuar se së fundmi ka bërë një donacion për SOS Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë.

BPB ka dhuruar pako me ushqimet esenciale për SOS Fshatrat e Fëmijëve, për t’ia lehtësuar organizatës kushtuar fëmijëve mbështetjen dhe kujdesin e duhur banorëve të saj në këtë periudhë të vështirë, kur kujdesi për fëmijët është edhe më i nevojshëm.

Në pakot dhuruara nga BPB janë përfshirë ushqimet më esenciale, sikurse vaj, miell, sheqer dhe ushqime tjera të nevojshme për banorët e SOS Fshatrave.


“Të gjithë jemi duke kaluar nëpër një kohë të vështirë, e sidomos shtresa më e ndjeshme e shoqërisë sonë – fëmijët. Prandaj, në vazhdën e projekteve tona të përgjegjësisë sociale, kësaj radhe jemi orientuar tek ndihma dhe mbështetja ndaj fëmijëve dhe organizatave si SOS Fshatrat e Fëmijëve të cilët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme që këtyre fëmijëve t’u ofrohet mbështetja emocionale dhe kujdesi për të cilin ata kanë nevojë” ka thënë Fisnik Bokshi, menaxher i marketingut në Bankën për Biznes.

SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë vepron që nga viti 1999 dhe tashmë është përkujdesur për mëse 1500 fëmijë të braktisur dhe nevojtarë. SOS-Fshati i Fëmijëve, në lagjen Velania në Prishtinë momentalisht ofron strehim, përkujdesje dhe edukim për mbi 500 fëmijë përmes 6 Projekteve, si: SOS-Familja, Familjet e integruara në komunitet, Programi i Fuqizimit të Familjes, Shtëpia e Rinisë, Qendra për strehim afatshkurtër dhe afatmesëm të fëmijëve “Dielli”, dhe  Kopshti i Fëmijëve.

Ndryshe, BPB njihet si banka më e suksesshme vendore, e shpallur dy vite me radhë si banka më e mire në vend nga prestigjiozja The Banker, publikim I Financial Times.

error: