Banka Ekonomike për të dytin vit me radhë mbështet aktivitetin e lëshimit me litar të superheronjve nga objekti i Klinikës Pediatrike.
Banka Ekonomike ka mbështetur organizimin e klubit Alpin Prishtina dhe Care for Kosovo Kids në aktivitetin e lëshimit me litar nga objekti i Klinikes Pediatrike, pjesë e lëshimit me litar ishin edhe disa punonjës të Bankës Ekonomike të veshur si #superheronjë që surprizuan fëmijët.
Banka Ekonomike gjatë këtij aktiviteti po ashtu ka dhuruar donacion për organizatën Care for Kosovo Kids, i cili do të destinohet për blerje të medikamenteve dhe pajisjeve të nevojshme për Klinikën Pediatrike.
Zv/KryeshefI Ekzekutiv, Arijan Haxhibeqiri në emër të bankës falënderoj organizatorët dhe theksoj se përgjegjësia shoqërore e korporatës është një nga vlerat kyçe të Bankës Ekonomike dhe përkrahja do të vazhdoj edhe në të ardhmen përfshirë edhe aktivitetet tjera që kontribuojnë në të mirën e komunitetit dhe kategorive të ndryshme të shoqërisë sonë.