Banka e vendit tënd me guidë nga Prizreni, BPB feston përvjetorin e 20-të duke promovuar turizmin

Kosova është e veçantë, andaj BPB këtë vit është guida jote në Prizren, e rreth tij.

Në 20 vjetorin e punës së Bankës për Biznes, të gjithë ata që kanë vendosur ta vizitojnë Kosovën e ta eksplorojnë atë, për të njohur vendet më të mrekullueshme do ta kenë më të lehtë falë BPB-së, që do të sjellë guidën në Prizren, e rreth tij.

Gjithandej, nga malet më të bukura, e qyteti i vjetër me kalldrëm, BPB do të eksplorojë kulturën, për ta sjellë pastaj te miqtë tanë përmes një videoje.

BPB edhe në këtë ditëlindje të 20-të sigurohet që t’i mbetet besnike misionit të promovimit të biznesve të vogla e artizanale dhe kulturës lokale.

Guida jonë nuk kishte si të fillonte ndryshe, nëse jo nga kryeqyteti historik i shqiptarëve, Prizreni.

Prizreni vazhdon të mbetet urë lidhëse mes trojeve shqiptare, dhe jo rastësisht është vendi më unik dhe me më së shumti turist në Kosovë.

BPB me rreth 30 persona në Prizren ka vizituar kalanë, artizanatet, shadërvanin e hamamin.


Nga atje, pos që tregohet në pika të shkurta një historik i komunës së dytë me më së shumti banorë në Kosovë, shihen edhe përmes videos të realizuar pamje të realizuara në një mënyrë që se keni parë më herët.

Pos Prizenit, qytetarët mund të njihen shkurtimisht edhe me pamje të bukura të Rahovecit, apo ndryshe, vendit të vneshtave.

20 vite sukses të BPB marrin kuptim plotë, atëherë kur kontibuti shihet më së miri në fusha që ndihmojnë bizneset e vogla, që preken drejtpërdrejtë nga rritja e turizmit.

Në ditëlindjen e 20-të, përveç guidës rreth Prizrenit, BPB ka premtuar në vazhdimësi disa supriza të reja nga sfera e kulturës dhe sportit.

BPB është banka e vendit tënd, e ngritur në themele të miqësisë, kujdesit e suksesit.

20 vite BPB, miku yt!

#20vitesukses #bpbmikuyt

Lexo edhe

Video

error: