Banka Botërore: Kosova me inflacion 19.2%
Lexohet për: 1 min.
Cmimet
2 vite më parë
Linku u kopjua

Në indeksin mbi inflacionit publikuar së fundi, Banka Botërore rendit Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën me 19.2%, Serbinë me 19.3%, Maqedoninë e Veriut me 21.5% dhe Malin e Zi me 23.1%.

Sipas BB, inflacioni i çmimeve të ushqimeve vendase mbetet i lartë në mbarë botën.

“Nga prilli deri në korrik 2022, inflacioni në produkte ushqimore është i lartë në pothuajse të gjitha vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Ndërkohë nga 11 gushti 2022, indeksi i çmimeve bujqësore është 1% më i lartë se dy javë më parë. Krahasuar me mesataren e janarit 2021, indekset e çmimeve të misrit dhe grurit janë 20% më të larta, ndërsa indeksi i çmimit të orizit është 16% më i ulët”, njofton BB.

Sipas Bankës Botërore, lufta në Ukrainë ka ndryshuar modelet globale të tregtisë, prodhimit dhe konsumit të mallrave, duke ndikuar kështu që çmimet të jenë në nivele të larta deri në fund të vitit 2024, duke përkeqësuar pasigurinë ushqimore dhe inflacionin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024