“Bandit me shurdhuese”, ” Ti je idiot”, përplasje në Kuvend

Diskutimi për situatën në veri të Kosovës është përcjellur me përplasje fjalësh në mes të opozitës dhe përfaqësuesve të qeverisë.

Fillimisht në foltore doli Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe pastaj shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili duke aluduar në refuzimin e vizës amerikane, i tha asaj se është ministrja e sanksionuar e SHBA-ve. Aty flet zëvendësministri Bislimi por nuk dëgjohej se çka. E më të përfunduar fjalimin Tahiri ofrohet tek tavolina e Bislimit

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi duke aluduar te deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelar Tahiri ka thënë se ai është një banditë me shurdhuse. E menjëherë ka reaguar deputetja Ganimete Musliu duke i thënë zëvendëskryeministrit se ai është banditë e idiot.

Bislimi tha se ish ministri i Drejtësisë dhe deputeti Abelard Tahiri nga kjo foltore nxori një sërë akuzash për minsitren Haxhiu, ndërkaq pasi u mbyll mikrofoni në stilin e një banditi që vendosë shurdhuesin e armës së tij.

“Pasi u mbyll mikrofoni në stilin e një banditi që vendosë shurdhuesin e armës së tij u kthye nga unë dhe shprehu një sërë kërcënimesh të cilat pastaj i shoqëroi me të shara dhe fyerje nga ulësja e tij dhe mendoj që do të ishte shumë mirë që prokuroria të merret me këtë rast”, ka thënë Bilsmi.

Aty reagoi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.


“Ti je bandit, e idiot”.

Aty ka reaguar kryesuesja e Kuvendit, Saranda duke thënë se edhe kabineti qeveritar por edhe deputetët të kenë të kenë kujdes me gjuhën që përdorin.

“Është e papranueshme në pikën ku kemi mbërri sot dhe gjuha që është përdorë edhe jashtë mikrofonit, i lus deputetët por edhe anëtarët e qeverisë që të frenoheni nga fjalët joparlamentare, nuk është në rregull”, ka thënë ajo.

Në mbështetje të Bislimit doli edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Pas mbylljes së mikrofonit kërcënoi dhe shajti dhe ftoj prokurorinë sepse kishte edhe kërcënim që ka mbajt armë me shurdhuese për kaq vite“.

Video